Teksa afatet për zgjedhjet lokale ngushtohen dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për pjesëmarrje në zgjedhje sa vijnë e shtohen, Lulzim Basha këmbëngul se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën, transmeton Top Channel.
Nga Vlora, e cila i dha Edi Ramës mandatin e deputetit, Lulzim Basha sulmoi kundërshtarin politik se në 6 vite qeverisje ka krijuar dy realitete: “Kanë krijuar këtu dy Shqipëri. Njëra do të qëndrojë e tjetra do të zhduket. Dhe për atë Zot, Shqipëria që do të qëndrojë është Shqipëria e shumicës së shqiptarëve dhe ajo që do të zhduket është e pakicës, që ka vetëm një vend, burgun, prangat, drejtësinë”.
Kryedemokrati njohu vlonjatët me planin ekonomik të Partisë Demokratike, i cili parashikon rritje pagash dhe pensionesh si dhe lehtësira për biznesin e vogël.