Site icon PORTALB

Roja ka gjuajtur ndaj një personit i cili ka tentuar të futet në kazermën “Goce Dellçev”

ARM - Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut

ARM - Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sot në mëngjes në orën 02:53 është parandaluar një person që të futet dhunshëm në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” në Shkup, njofton Portalb.mk.

Ushtari i cili ka qenë kujdestar e ka paralajmëruar personin verbalisht, por pasi që i njëjti nuk është ndaluar, ushtari ka gjuajtur dy plumba paralajmërues në ajër. Personi edhe më tej nuk është ndaluar, pas së cilës ushtari e ka plagosur në këmbën e djathtë.

Sipas procedurës, personit i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është transferuar në spital. Menjëherë më pas janë njoftuar organet hetuese.

Policia Ushtarake, MPB dhe prokurori publik kanë dalë në vendin e ngjarjes. Të gjitha informatat relevante dhe dëshmitë për ngjarjen janë dorëzuar deri te organet përkatëse të cilat punojnë në pastrimin e rastit.

Exit mobile version