Të paktën dy persona kanë vdekur të mërkurën pasi një zjarr ka përfshirë një qendër tregtare në Bankok.
Zjarri, që tani është nën kontroll, është raportuar të ketë filluar në orët e pasdites.
Të paktën një prej personave që janë hedhur nga ndërtesa ka vdekur, kanë raportuar mediat lokale dhe dëshimitarët.
Pamjet në rrjetet sociale kanë treguar qindra tajlandezë duke u larguar nga kjo qendër.
Në disa pamje tjera janë parë ekipet e shpëtimit duke arritur me vështirësi në këtë ndërtesë për shkak të trafikut.
Të paktën 17 persona po ashtu janë plagosur sipas zyrtarëve të emergjencës.
Ende nuk është konfirmuar shkaku i nisjes së zjarrit.
Guvernatori i Bankokut, Aswin Kwanmuang, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se do të nisen hetime për këtë rast.
Kjo qendër tregtare është thënë se është ndërtesa e 11-të më e madhe e këtij lloji në botë.