Site icon PORTALB

Talebanët kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin për paqe në Afganistan

Ilustrim

Talebanët njoftuan se nuk do të marrin pjesë në konferencën për paqe të udhëhequr nga qeveria e Afganistanit, raporton Anadolu Afency (AA).

Qeveria e Afganistanit po përgatitet që të mbajë sesion konsultativ katërditor në fund të muajit ku do të mblidhen prijës nga i gjithë Afganistani i shkatërruar nga lufta për të diskutuar kornizat e propozim-marrëveshjes për paqe me talebanët.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, e quajti konferencën “të rrejshme dhe sipërfaqësore” në një kumtesë të publikuar në faqen e internetit të grupit.

Javën e kaluar, Mohammad Umer Daudzai, sekretar i Këshillit të Lartë për Paqe në Afganistan që është i obliguar për të arritur marrëveshje paqësore me militantët, për AA tha se qeveria e Afganistanit do të donte që talebanët të ndajnë pikëpamjet për paqe të qëndrueshme në vend gjatë Sesionit të Madh Loya Jirga.

Përfaqësues nga talebanët, zyrtarë nga Afganistani dhe SHBA-të do të takohen në qytetin Doha në Katar si pjesë e procesit për paqe që synon t’i japë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan.

Talebanët deri më tani nuk kanë shfaqur indikacione për të pasur bisedime të drejtpërdrejta për paqe me qeverinë e Afganistanit.

Exit mobile version