Site icon PORTALB

Indi, humbin jetën 10 gra derisa hapnin një kanal për ujitje

Indian

Foto ilustrim

Të paktën 10 gra e kanë humbër jetën gjatë punimeve për hapjen e një kanali për ujitje në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale njoftojnë se gratë humbën jetën pasi u mbuluan nga një sasi e madhe e dheut.

Rreth 100 punonjës ishin angazhuar për hapjen e një kanali për ujitje në Narayanpet të Telanganit. Dhjetë gratë i mbuloi dheu derisa po pushonin ndërsa pesë të tjera arritën të shpëtojnë.

Trupat e grave u tërhoqën nën sasinë e madhe të dheut.

Exit mobile version