Site icon PORTALB

“Skena e muzikës serioze shqiptare” sot sjell koncertin gala “Tre tenorët” (VIDEO)

Koncerti gala "Tre tenorët"

Koncerti gala "Tre tenorët"

Në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit “Skena e muzikës serioze shqiptare”, që realizohet nga Shoqata për Kulturë “Alegretto”, sot do të mbahet koncerti gala “Tre tenorët”, transmeton Portalb.mk.

“Tre tenorët” do të fillojë në ora 19:30, në Operën dhe Baletin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Do të performojnë emrat më të shquar të artit muzikor, Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha, të shoqëruar nga Enea Cerashi dhe Zeqir Sulkuqi. Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti italian, Leonardo Kuadrini.

LEXO EDHE: Koncert me nivel artistik

Në kuadër të edicionit të shtatë, “Skena e muzikës serioze shqiptare” në Qendrën për Kulturë në Tetovë ka realizuar edhe dy aktivitete muzikore“Piano Trion” dhe korin “Siparantum”.

Exit mobile version