Site icon PORTALB

Siljanovska: Fitorja jonë, zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova/ Foto:Alsat M

Aktivitetin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale kandidatja Gordana Siljanovska Davkova, e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, e kishte në Strumicë, njofton Alsat M.

Fokusi i fjalimit të saj ishte Marrëveshja e Prespës dhe çështjet identitare që kanë të bëjnë me atë marrëveshja. Siljanovska shtoi se anëtarët e pushtetit nuk bëjnë dallim mes aktiviteteve shtetërore dhe atyre partiake dhe kritikoi deputetët se votojnë pa debat por vetëm duke ngritur gishtin kur u kërkohet.

“Nuk debatojnë, nuk diskutojnë, vetëm ngrenë dorën kur u kërkohet. Ushtrojnë shpejtësinë e gishtave. Prandaj, edhe Kuvendi është në pikëpyetje të madhe. Zgjedhjet presidenciale janë në rend dite. Por që të zgjidhen problemet më të mëdha, të përmbyllet historia maqedonase në një mënyrë tjetër, janë të nevojshme zgjedhje të suksesshme presidenciale që do të sillnin zgjedhje të parakohshme parlamentare|, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.

Exit mobile version