Site icon PORTALB

Google patenton mekanizmin për orën e mençur që mund t’i konkurrojë Apple Watch

Google Pixel Watch

Thashethemet dhe pritjet prej pajisjes Pixel watch, e cila mund të garojë me Apple Watch, kanë qarkulluar për disa kohë ndërsa misteri është ende i pranishëm, raporton PatentlyApple.

Tani, Patent and Trademark Office nga Shtetet e Bashkuara ia ka miratuar patentën kompanisë Google, e cila e zbulon punën në mekanizmin e kapëses, e cila do t’ua mundësojë adhuruesve të Androidit t’i ndryshojnë shpejt rripat (ngjashëm me pajisjen Apple Watch).

Skicat për patente paraqesin disa shembuj të dizajneve që përdoren për kapësen në orën e mençur. Në njërën nga fotot shihet edhe se sistemi e përdor një sërë magnetësh dhe aty është edhe shembulli i mekanizmit të shpejtë “push-button”, shkruan KOHA Ditore.

Google e paraqiti aplikimin për patentë në tremujorin e dytë të vitit 2017, ndërsa patenta u miratua këtë javë. Kjo është patenta e tretë e Google nga një kategori e ngjashme që nga fundi i vitit 2016.

Exit mobile version