Site icon PORTALB

Emigrantët u tërhoqën nga kampet në Greqinë Veriore

Ilustrim

Gjashtëdhjetë emigrantët e fundit, që kanë mbetur në kamp në Greqinë Veriore, pas përleshjeve treditore me policinë, në të cilat janë përfshirë më shumë se 1.000 emigrantë, i kanë braktisur pozicionet e tyre.

Deri te përleshjet me policinë ka ardhur për shkak se  emigrantët i kanë verifikuar lajmet e rreme në internet se janë pezulluar ndalesat për udhëzim në Evropën qendrore dhe veriore, transmeton MIA.

Mes 60 emigrantëve që kanë mbetur në pozicionet e tyre, janë arrestuar disa persona që nuk kanë pasur dokumente valide. Të tjerët janë nisur drejt kampeve të emigrantëve ose banesat në Greqi.

Numri më i madh i emigrantëve janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Exit mobile version