Site icon PORTALB

Pendarovski në Çair: ‘Zdravo’, mirdita erdha edhe në komunën dhe lagjen time

Zoran Zaevi në tubimin e kandidatit për president, Stevo Pendarovski. Çair

Zoran Zaevi në tubimin e kandidatit për president, Stevo Pendarovski. Çair

“Zdravo(përshëndetje), mirdita, erdha në komunën dhe lagjen time”, kështu është shprehur kandidati i përbashkët i 30 partive politike për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në tubimin që u mbajt sot në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Duke folur më tej, Pandarovski tha se ardhmëria jonë janë NATO dhe Bashkimi Evropian (BE).

“Të votojmë për shtet anëtare të BE-së dhe NATO-s, pjesë e një bote të zhvilluar. Ky shtet vetëm kështu mund të prosperojë, dhe të gjithë të kenë të drejta të njëjta. Ose do të kemi të gjithë të drejta të njëjta, ose nuk ka gëzim për asnjërin prej nesh. Mos u jepni gjasë koncepteve shkatërruese për shtetin tonë”, tha Pendarovski.

Në tubim ka folur edhe lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i cili tha se: “Ardhmëria e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, vllehtë, romët, boshnjakët, dhe të gjithë komunitetet tjera në shtet, është në jetën e përbashkët në evropianen Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Exit mobile version