Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut i vazhdojnë takimet e tyre me qytetarët dhe tubimet partiake.
Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski do të mbajë takim me pensionistët në shtëpinë e ARM-së, do të marrë pjesë në festivalin “Youth Fest” , tribunë me të rinjtë 13:00, si dhe takime me qytetarët Saraj në orën 15: 00, Çair në orën 16: 30, ndërsa tribunën do ta mbajë në Kisella Vodë në orën 19: 00 dhe Karposh 20: 30, transmeton Portalb.mk.
Kandidatja presidenciale e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Siljanovska-Davkova do të mbajë në tubim në Radovish në orën 18:30 dhe në Strumicë 20:30, takim me qytetarë dhe bujq në Jurumleri në orën 12 e 15, vizitë në stendën qytetare të fushatës së saj në parkun në Aerodrom (afër aeroplanit të vogël) pas çka pason ngjarja në kafenenë afër aeroplanit.
Kandidati për president të shtetit, i mbështetur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe BESA, Blerim Reka, në takim me qytetarët e Kumanovës në orën 19:00.