Site icon PORTALB

Pompeo: NATO-ja duhet t’i përshtatet sfidave të reja të sigurisë

Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se NATO-ja duhet të jetë më e përshtatshme për t’u përballur me kërcënimet që ekzistojnë aktualisht në botë, transmeton REL.

“Ne duhet ta bëjmë më të përshtatshme aleancën tonë për t’u përballur me këto kërcënime emergjente siç janë: agresioni në rritje i Rusisë, konkurenca strategjike e Kinës, migrimi i pakontrolluar, sulmet kibernetike e të tjera”, tha Pompeo në hapje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Takimi në Uashington i ministrave të Jashtëm të vendeve aleate të NATO-s zhvillohet në kuadër të ditës së dytë të samitit për shënimin e 70 vjetorin të themelimit të aleancës.

Ministrat pritet të miratojnë një sërë masash që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së NATO-s në rajonin e Detit të Zi.

Exit mobile version