Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ka pritur sot për një takim pune përfaqësues të OSBE-së, të kryesuar nga komisioneri i lartë për çështje të pakicave kombëtare pranë kësaj organizate, Llamberto Zannier, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.
“Ministri Ademi, informoi delegacionin e OSBE-së për aktivitetet të cilat ndërmerren nga MASH dhe Qeveria në drejtim të përmirësimit të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit përmes ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme ligjore dhe përfshirjes së të gjitha palëve në propozimin dhe përcaktimin e risive që nevojitet të ndodhin në sistemin tonë arsimor”, thuhet në kumtesë.
Sipas tyre, MASH dhe OSBE do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm proceset e integrimit ndëretnik në sferën e arsimit, pasi për shtete multietnike si RMV-së fryma e tolerancës dhe integrimit janë jetike për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë, respektivisht për integrimin familjen e madhe evropiane.
“Për këtë qëllim, sikurse u dakorduan ministri i Arsimit dhe komisari i lartë i OSBE-së, Ademi dhe Zanier, do të vazhdohet edhe më tej me realizmin e Programit “Ndërtojmë ura”, i cili realizohet prej gjashtë vitesh, përmes aktivitete shkollore jashtë mësimore. Integrimi multietnik në arsim, është gjithashtu projekt i cili mbështete nga OSBE-ja dhe që ka dhënë rezultate e para pozitive që në fazat e para”, thuhet në kumtesë.