Katër shkollat fillore të Çairit, tash më të njohura e të përfolura në media për ndryshimin e emrave të tyre me vendim të një anshëm të vetë Komunës, filluan vitin e ri shkollor pa asnjë dramë nga ndërhyrja e policisë që dhe e inspektoratit, që u paralajmërua ditë më parë.
Para shkollave shihen tabelat me emërtimet e reja, por nuk është bërë shpalosja e tyre me ceremoni zyrtare siç e do rendi.
Nga Komuna Çair, sektori për arsim fillor, nuk deshën zyrtarisht të prononcohen, ndërsa na thanë se akoma nuk dihet se a do të ketë ceremoni dhe se për çdo eventualitet do të na informojnë me kohë.
Ministri i arsimit dhe shkencës, Pance Kralev edhe dje por edhe disa herë më radhë ka ritheksuar qëndrimin se vendosja e tabelave me emrat shqip të shkollave është në kundërshtim me ligjin dhe se do të pasojnë dënime për kreun komunal dhe drejtorët e shkollave.
Zëvendës ministri i arsimit Safet Neziri, për gjatë gjithë javës ishte i pa kapshëm për mediat për tu prononcuar për këtë problematikë.
Megjithëkëtë, vitin e ri shkollor nxënësit e filluan në shkollat “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi”, “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”. /Portalb