Site icon PORTALB

Shqipëri, opozita në protestë, Kuvendi në seancë plenare

Protesta në Shqipëri

Protesta në Shqipëri

Ndërkohë që e gjithë vëmendja e medieve është fokusuar te fjalimet që po mbahen në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në seancën plenare të programuar për këtë të mërkurë, protestuesit e opozitës jashtë ambienteve të Kuvendit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, njofton Top Channel.

Shumë prej tyre janë përplasur me forcat e rendit që janë mbledhur për ruajtur paprekshmërinë e Parlamentit, ndërkohë që kanë hedhur edhe shashka e tymuese në drejtim të tyre. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por pamjet lënë të kuptosh se disa prej policëve edhe mund të kenë pësuar lëndime, ndërkohë që përpjekjet e protestuesve nuk rreshtin.

Ndërkohë, policia ka përforcuar radhët në pjesën ku ka shtyrje mes protestuesve, duke vënë në gatishmëri edhe autobotet me ujë në rast nevoje.

Ndiqeni drejtëpërdrejtë: KËTU

Exit mobile version