Amerikanët “mezi e presin” Maqedoninë e Veriut në NATO, por kërkojnë edhe të zgjidhet statusi i PSP-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ndodhet për vizitë pune në Uashington, gjatë së cilës ka realizuar takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore amerikane, njofton Portalb.mk.

“Gjatë qëndrimit Dimitrov realizoi takim me Filip Rikerin, ndihmës sekretarin shtetëror, i cili ka theksuar se është e domosdoshme që vendet e Ballkanit të ndërtojnë kapacitete për sistem të bazuar në drejtësi dhe vlera dhe ka dërguar porosi të qarta: Me padurim ju presim në NATO! Reformat, veçmas në lidhje me PSP-në, janë imperativ dhe është e domosdoshme të ruhet pavarësia e PSP-së (në korniza të Prokurorisë Publike) dhe kapaciteti i saj në interes të drejtësisë dhe përgjegjësisë për korrupsion”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Siç thonë nga MPJ, në një linjë ka qenë edhe kongresmeni B. Bojl, i cili gjatë takimit me Dimitrovin theksoi se Marrëveshje e Prespës është shembull për tejkalimin e situatave të konflikteve, jo vetëm për rajonin e ballkanit, por edhe më gjerë.

“Ministri Dimitrov tregoi falënderim për mbështetjen e treguar nga ana e Kongresit, dhe pret që SHBA, si partner i ynë i dëshmuar, pa pengesa ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO”, thuhet në kumtesë.

Dita u mbarua, me intervistë të ministrit Dimitrov për “NATO SHAPE”, në të cilën ka folur se si shihet Aleanca Veriatlantike nga perspektiva e Maqedonisë së Veriut – anëtarja e 30-të e NATO-s. Dimitrov ka dhënë intervistë edhe nga magazina për punë të jashtme “Foreign Policy”.

Sot, ministri Dimitrov do të marrë pjesë në mbajtjen e fjalimit të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg. Me fillim prej orës 13:00, sipas kohës lokale, ministri Dimitrov, bashkë me kolegun grek, do të marrin pjesë në sesionin e “NATO ENGAGES”, përkushtuar “Trashëgimisë dhe rolit të politikës së NATO-s për hapjen e dyerve”. Pastaj, Dimitrov, do të realizojë intervistë bashkë me homologun nga Greqia, por edhe intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button