Site icon PORTALB

Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që të kthehet qetësia pas vrasjes së djeshme

Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që të kthehet qetësia pas vrasjes së djeshme

Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që të kthehet qetësia pas vrasjes së djeshme

Këshilli dhe kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit shprehën keqardhje për vrasjen e djaloshit në afërsi të Spitalit evropian të syve, por edhe brengosje për tensionet e krijuara.

Nga komuna e Gjorçe Petrovit ju bëjnë thirrje institucioneve kompetente të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht Ministrisë së Punëve të Brendshme që t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për kthimin e qetësisë dhe sigurisë si dhe mbrojtjen e jetës dhe pronave të qytetarëve.

“Këshilli dhe Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, e shqyrtuan gjendjen e sigurisë në komunë të ndodhur pas vrasjes së kryer të një banori të komunës së Gjorçe Petrovit, me ç’rast shprehën keqardhje për jetën e humbur të të riut, por edhe prengosje për tensionet e krijuara. Nga komuna apelojnë deri te qytetarët që të përmbahen nga aktivitetet në kundërshtim me ligjin dhe të veprojnë në çfarëdo shprehje të dhunës”, thuhet në kumtesën me shkrim deri te mediat.

Këshilli dhe kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të përcaktojnë masa shtesë të cilat duhet të ndërmerren për sigurimin e gjendjes stabile dhe të sigurt në komunë.

Exit mobile version