Site icon PORTALB

Vuçiq u ankohet gjermanëve: Taksa e Prishtinës e bllokoi dialogun

Aleksandar Vuçiq në takim me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman Peter Bayer dhe Christian Schmitt

Aleksandar Vuçiq në takim me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman Peter Bayer dhe Christian Schmitt

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman Peter Bayer dhe Christian Schmitt me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun me Prishtinën.

Duke folur për dialogun e Brukselit ai theksoi se Serbia ishte plotësisht e angazhuar për dialog me qëllim që të arrinte një zgjidhje kompromisi, por sipas tij, Prishtina bllokoi dialogun duke futur taksën mbi mallrat nga Serbia, transmeton Klan Kosova.

Dy deputetët gjermanë të hënën qëndruan për vizitë në Kosovë ku u takuan me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në Prishtinë ata theksuan se janë fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve.

Exit mobile version