Site icon PORTALB

Ekspozita “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe prapë pranverë” të enjten do të hapet në Shkup

Çifte hamam

Çifte hamam

Autizmi në botë, ashtu si dhe në shtetin tonë ka arritur përmasa epidemike. Duke i vëzhguar problemet aktuale me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre në përditshmëri, si dhe faktin se numri i tyre rritet çdo ditë e më shumë, Galeria Kombëtare punon me përkushtim të madh për të zhvilluar pozitën e tyre në shoqëri, duke parë suksesin e tyre si suksesin të Galerisë.

Në ambientin autentik të Çifte Hamamit u organizuan punëtori krijuese te të cilat morën pjesë fëmijë të disa shkollave nga Shtipi dhe Shkupit. Kreativiteti i këtyre fëmijëve ka dhënë zgjidhje të ndryshme, duke punuar në lidhjen e materialeve të ndryshme të origjinës organike dhe joorganike. Nga e gjithë kjo punë doli ekspozita e ashtuquajtur “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe përsëri pranverë”. Me anë të këtij projekti Galeria Kombëtare e Maqedonisë shënon Ditën ndërkombëtare të personave me autizëm, 2 prill.

Ekspozita do të hapet nga përkrahësi i projektit “Art për të gjithë” – ambasadori i Mbretërisë së Holandës në R. e Maqedonisë se Veriut,  Vauter Plomp dhe nga koordinatorja e projektit, Maja Dimitrova.

Hapja e ekspozitës do të vijojë me një pikë muzikor,  ku do të interpretojë violinist i ri FilipVollkan me program si më poshtë:

Ekspozita do të mbahet e hapur deri më 12 prill 2019

Exit mobile version