Kompania “Kipper” po financon projektin për revitalizimin e parkut të Xhamisë së Larme. Në projekt parashihet instalimi i sistemit të ujitjes, vendosja e 36 stoleve, ndriçim i parkut, ndërtimi i këndit për fëmijë, vendosja e më shumë koshave për plehra, tre qendra për ujë për pije, bar i ri dhe shtigje të reja, njofton Portalb.mk.
Do të investohet 120 mijë euro nga “Kipper” për ndërtimin e këtij parku. Nga Komuna e Tetovës thanë se projektin e ka realizuar studioja projektuese BMA.
Nga kompania investuesve thonë se pas ndërtimit të parkut, i njejti do të mirëmbahet.
Në fotografitë më poshtë shihet se si do të duket parku pas ndërtimit.
LEXO: Parku i Xhamisë së Larme në Tetovë nuk po shkatërrohet, por po rindërtohet