Aksesorët ndihmojnë që veshja të dalë edhe më shumë pah, dhe këtë sezon, ato janë vërtet special dhe mund të ndihmojnë të jesh në një hap me tendencat pranverë-verë 2019. Ja cfarë nuk duhet t`iu mungojë këtë sezon që të dukeni sa më moderne, shkruan Bordo.al.
Syze dielli sportive – Syzet e diellit në përgjithësi bëjnë pjesë në atë kategori aksesorësh që influencon look-un në një drejtim apo një tjetër, dhe ato sport qenkan shumë “in“ këtë sezon!!
Rripi- Nëse zgjedh të mbash një fustan apo një bluzë të gjatë, rripi jo vetëm që do të nxjerrë në pah mesin, por do t`I shtojë dhe elegancë veshjes tënde!
Cantat mini -Mund të mos duket si zgjidhja më praktike që ekziston, por cantat mini janë pjesë e rëndësishme e listës së aksesorëve që duhen mbajtur tani!!
Vëthët me perla -Këto lloj vëtësh janë tmerrësisht moderne sot, dhe do të bëjnë të dukesh mjaft e rafinuar!
Sandalet e viteve 90` -Është rikthyer modeli I sandaleve me rripa të hollë e majë katrore, të cilat shkojnë me cdo gjë!!!