Site icon PORTALB

Trump: Javën tjetër do ta mbyllë kufirin me Meksikën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do ta mbyllë kufirin jugor, apo një pjesë të madhe të tij, nëse Meksika nuk e ndalë menjëherë migrimin e paligjshëm, transmeton REL. 

Ai tha se do të ishte shumë e lehtë për Meksikën që të ndalë migrimin e paligjshëm duke e goditur njëkohësisht edhe trafikun e drogës.

Përmes një postimi tjetër në Twitter, presidenti Trump i bëri thirrje Kongresit që menjëherë të ndryshojë ligjet e migracionit. Ai akuzoi demokratët për ligje të “dobëta” të migracionit.

Exit mobile version