Site icon PORTALB

Parlamenti britanik për të tretën herë kundërshtoi marrëveshjen për Brexit

Parlamenti i Britanisë së Madhe

Parlamenti i Britanisë së Madhe

Deputetët në Parlamentin të Britanisë së Madhe për të tretën herë kanë refuzuar planin e Kryeministres Theresa May për dalje nga Bashkimi Europian.

Ky votim konsiderohet si një goditje e rëndë për Kryeministren May dhe marrëveshjen e saj për Brexit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Pas këtij votimi, Mbretëria e Bashkuar ka afat vetëm deri më 12 prill të këtij viti që të arrijë me një alternativë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Exit mobile version