Site icon PORTALB

Qyteti i Shkupit e ka publikuar tenderin për “smart siti”, do të kushtojë 5.5 milionë euro

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Qyteti i Shkupit e ka publikuar tenderin për furnizim dhe instalim të sistemit për ndriçim dhe platformë për qytet digjital apo “smart siti” (qyteti mençur), transmeton Portalb.mk.

Sipas “SDK”-së, tenderi kap shumën prej 5.5 milionë denarë, dhe në të parashihet furnizim i platformës për qytet digjital i cili do të përfshijë ndriçim “smart”, parkim “smart”, për monitorim të kualitetit të ajrit “smart”, për mendim publik “smart”, për matjen e shpenzimit të ujit dhe përgatitje të portalit të qytetit.

“Me qëllim që të përparohet efikasiteti energjetik në Shkup, dhe me këtë të realizohet kursimi në raport të shpenzimit të energjisë elektrike, dhe në drejtim të mirëmbajtjes së ndriçimit rrugor, dhe përmirrmi të kualitetit të ambientit jetësor, Qyteti i Shkupit ka nevojë për furnizim dhe instalim të 9.434 poçeve elektrike “led”, instalim të sistemit të ndriçimit “smart””, thuhet në dokumentin e tenderit.

Sistemi për parkim “smart” përmban ueb aplikacion dhe aplikacion mobil për monitorim dhe administrim, si dhe detektim i vendeve të lira për parkim.

Exit mobile version