Site icon PORTALB

RMV, Ministria e Kulturës e hapi konkursin për Çmimin Shtetëror “Nënë Tereza”

Ministria e Kulturës

Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza” ka hapur konkursin për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza” në vitin 2019, transmeton Portalb.mk.

“Me Çmimin Shtetëror “Nënë Tereza” jepet mirënjohja për arritjet në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit sikurse midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve të vendit, por me kushte të caktuara mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja.

Shuma në para e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza” është pesë (5) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tri muajt e fundit të vitit rrjedhës.

Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e Çmimit Shtetëror duhet:

Adresa në të cilën duhet të dërgohen iniciativat është: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza”, rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. Konkursi do të zgjasë nga 1 deri më 30 prill 2019.

Exit mobile version