Site icon PORTALB

Kosovë, kuvendi shfuqizoi Ligjin për lojërat e fatit

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sapo kanë votuar për shfuqizimin e Ligjin për lojërat e fatit.

Ligjvënësit kosovarë kanë votuar me 69 vota për shfuqizimin e këtij ligji, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klan Kosova.

Me këtë vendim të Kuvendit do të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në vend.

Shfuqizimi i tërësishëm i ligjit nënkupton mbylljen edhe të Lotarisë së Kosovës. Tash pritet që Qeveria të sjellë një ligj të ri veçmas për këtë lotari në mënyrë që ajo të hapet përsëri.

Exit mobile version