Site icon PORTALB

Granit Xhaka është lënduar, por pritet të luajë me Arsenalin

Granit Xhaka

Zvicra nuk ka arritur të triumfojë para shikuesve të vetë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Zviceranët gjashtë minuta para përfundimit të takimit kishin epërsi prej tri golave, por që fund ndeshja përfundoi e barabartë 3:3, transmeton Telegrafi.

Pas trajnerit Vladimir Petkovic, edhe Granit Xhaka ka konfirmuar se ishte i lënduar dhe është dashur të largohet prej ndeshjes.

“Kthehem në Londër, por ende jam i pakënaqur që nuk kemi siguruar tre pikë në kualifikimet e EURO kundër Danimarkës. Është gjithmonë e dhimbshme të mos jesh në gjendje të përfundon ndeshjen e plotë, por unë e shtyva veten aq shumë sa munda derisa u detyrova të zëvendësoja në minutën e 79-të. Pasi nuk mund ta përfundoj ndeshjen duke luftuar me shokët e skuadrës, do të kem trajtimin e parë sot për t’u siguruar që të shërohen shpejt”, tha ai përmes llogarisë personale në Instagram.

Megjithatë, 26-vjeçari pritet të luajë me Arsenalin kur të hënën do të takohet para shikuesve të vetë me Newcastle Unitedin.

Ndryshe, Zvicra mbetet në pozitën e dytë me katër pikë në renditjen tabelore të grupit H, dy më pak se lideri Irlanda.

Exit mobile version