KS i OKB-së do të diskutojë vendimin e SHBA-së për Lartësitë Golan

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të mërkurën, me kërkesë të Sirisë, për të diskutuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur sovaranitetin e Izraelit në Lartësitë Golan, transmeton REL. 

Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan nga Siria më 1967 në një luftë në Lindje të Mesme dhe ka aneksuar këtë zonë më 1981, ndonëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së e pati cilësuar këtë hap “pa ndonjë efekt ligjor ndërkombëtar”.

Në një letër drejtuar 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Siria e ka përshkruar vendimin e Shteteve të Bashkuara si “shkelje flagrante” të rezolutës së këtij Këshilli.

Trump, i shoqëruar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington, ka nënshkruar të hënën një dokument, përmes së cilit i ka njohur Izraelit sovranitetin në Lartësisë Golan.

Anëtarët evropianë në këtë Këshill, Franca, Britania, Gjermania, Belgjika dhe Polonia, kanë thënë të martën se nuk njohin sovranitetin e Izraelit në këtë territor dhe kanë ngritur shqetësime rreth “pasojave tjera” që mund të sjellë njohja e këtij aneksimi ilegal.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari dhe Kuvajti, kanë kritikuar të martën vendimin amerikan, duke thënë se territori është pushtuar në tokën arabe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button