Site icon PORTALB

Sugareski: Tetë milionë euro për rikonstruksion të rrugës nga Gostivari deri në Kërçovë

autostrada Ohër-Kërçovë

Foto ilustrim

Ministri për transport dhe lidhje Goran Sugareski ka informuar se për rikonstruksionin e rrugës Gostivar-Kërçovë do të investohen tetë milionë euro, për shkak se në atë pjesë brenda vitit kalojnë katër milionë pasagjerë, njofton Portalb.mk.

“Gjithsej tetë milionë do të investohen përmes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore për rindërtimin e  rrugës nga Gostivari deri në Kërçovë. Paraprakisht e kemi rikonstruktuar pjesën nga Gostivari deri në Kolar, por për shkak të kushteve klimatike kishte një ngecje të vogël. Ka filluar asfaltimi intensiv dhe presim që projekti i plotë të përfundojë deri në fund të qershorit, që të mund para sezonit veror të sigurojmë udhëtim të sigurt në këtë rrugë. Përveç kësaj, dua të theksoj se punime po zhvillohen në të gjithë vendin dhe pres realizim të madh të investimeve kapitale këtë vit”, ka thënë Sugareski.

Ai informoi se po zhvillohet punë aktive edhe në ndërtimin e autostradës nga Kërçova deri në Ohër dhe paraljamëroi se këtë vit Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore do të përfundojë me hartimin e fazës së parë (Kërçovë – Bukojçan) për ndërtimin e autostradës së re Gostivar-Kërçovë.

Sugareski theksoi se në mbarë vendin po realizohen investime në rrjetin e infrastrukturës që kapin shumën prej mbi një miliardë euro.

Exit mobile version