Site icon PORTALB

(VIDEO-FOTO) Natë e tensionuar në Shkup, trazira dhe djegie

Natë e tensionuar në Shkup, trazira dhe djegie

Natë e tensionuar në Shkup, trazira dhe djegie

Vrasja e 19 vjeçarit të hënën në Gjorçe Petrov të Shkupit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje  cilët u grumbulluan disa qindra dhe kanë bllokuar rrugën kryesore të Shkupit.
Vendin e ka vizituar edhe drejtori i drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Ai ka folur me policinë.


Personat e revoltuar kanë filluar të djegin koshat e mbeturinave, kanë sulmuar veturat kalimtare dhe një e kanë kthyer mbrapsht. Janë djegur dhjetëra shitore.

U dëmtua dhe u dogj një ëmbëltore e një pronarit shqiptar, dyqanit të të cilit iu janë thyer xhamat dhe tavolinat. Një grua është sulmuar me gurrë në kokë.

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski, i cili ka kërkuar që turma e njerëzve të qetësohet. Turma e maqedonasve kërkoi hakmarrje për këtë vrasje për qëllime banale.

Forcat policore janë ende janë në lagjen e Gjorçe Petrovit. Policia ka arrestuar një person.

Banorët më në fund janë qetësuar dhe janë larguar.

Exit mobile version