Site icon PORTALB

Disa automjete për transport të udhëtarëve në Tetovë dhe Gostivar kanë vozitur me frena të prishur

MPB

MPB, foto arkiv

Gjatë kontrollit të fundit nga policia e trafikut, në rajonin e Pollogut janë zbuluar gjashtë autobusë dhe furgonë teknikisht të parregullt që kanë transportuar udhëtarë, njofton Portalb.mk.

Sipas SPB Tetovë, dje në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit është kryer aksion për kontrollim të automjeteve, gjegjësisht autobusëve dhe furgonëve.

“Në kontroll janë përfshirë 14 automjete (Tetovë 3 dhe Gostivar 11). Te gjashtë pre jtyre janë zbuluar parregullsi teknike (Tetovë 1 dhe Gostivar). Pesë automjete kanë pasur frena jo të rregullta (Tetovë 1 dhe Gostivar 4), ndërkaq një automjet i Gostivarit e ka pasur jo të rregullt pajisjen për drejtim. Të njëjtëve u janë shqiptuar gjoba dhe menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni”, theksojnë nga SPB Tetovë.

Ndryshe, kontrollet janë shtuar për automjetet që transportojnë udhëtar pas aksidentit me pasoja vdekjesh të autobusit të Gostivarit “Durmo Turs” në Llaskarcë, më 13 shkurt të 2019-s. Paraprakisht, në kontrolle teknike kanë qenë autobusët që qarkullojnë për në Gostivar, por edhe autobusët e transportit publik në Shkup.

Autobusët dhe minibusët në të cilët udhëtojnë qytetarët tonë në Maqedoni dhe jashtë saj janë të moshës mesatare mbi 18 vjet, tregojnë statistikat e Entit Shtetëror për Statistikë për vitin 2017, vit ky i fundit për të cilin ka të dhëna zyrtare. Njëkohësisht, numri i autobusëve dhe minibusëve të regjistruar ka qenë 3.200. Këto shifra shumë pak kanë ndryshuar në 10 vitet e fundit, përkatësisht mosha mesatare në këtë periudhë është pothuaj e njëjta dhe është diku rreth 17,7 vjet.

Exit mobile version