Site icon PORTALB

Në vitin 2017-të rroga më e madhe në Maqedoni ka qenë 2.700 euro

DAP

DAP

Shtetasi më i pasur në vitin 2017-të është një shkupjan i cili ka realizuar 212 milionë denarë, të cilat i ka paraqitur si bruto të ardhura. Pas tij është një shkupjan tjetër i cili ka realizuar 208 milionë denarë, ndërkaq i treti është një banor nga Struga me mbi 135 milionë milionë denarë, informuan sot nga Drejtoria për të Ardhura Publike, njofton Portalb.mk.

“Në vitin 2017 ka pasur të 445.915 paraqitje tatimore me 192.150.172.035 të ardhura bruto dhe 11.618.491.776 denarë për tatim personal”, tha drejtorja e DAP-it, Sanja Llukarevska.

Rroga më e lartë në Maqedoni në vitin 2017-të ka qenë 167.687.011 denarë (mbi 2.700 euro), ndërkaq e ka paraqitur një i punësuar në shëndetësi. Nga DAP nuk duan të japin detale nëse bëhet fjalë për mjek nga Maqedonia. Miliona të ardhura në DAP janë paraqitur edhe për baza tjera, siç janë kapitale, devidente dhe dhënies me qira.

“Fitimi më i lartë kapital është 43.973.500 denarë dhe është realizuar në Prilep. Përfitim prej 202 milionë denarë ka paraqitur një qytetar nga Shkupi në bazë të dividenteve. Më së shumti përfitim në bazë të dhënies me qira të hapësirës banesore dhe zyrave për punë ka paraqitur një banor nga Shkupi, i cili ka përfituar 52.199.889 denarë”, deklaroi Llukarevska.

Në grupin e më të pasurve numërohen edhe pensionistët. Pensionin më të lartë në vitin 2017, e ka paraqitur një banor nga Shkupi prej 5.728.000 denarë nga Shkupi. Pensioni është realizuar jashtë vendit. Banori me moshë më të vjetër që ka fituar mbi 1 milion denarë ka 98 vjet, ndërkaq më i riu i ka 15 vjet; i cili paratë i ka fituar nga shërbimet në internet dhe marketing. Gjithashtu nëpërmjet internetit një 20-vjeçar ka përfituar 10 milionë denarë.

Exit mobile version