Samsung do të sjellë Galaxy A70, telefonin mesatar me tri kamera dhe ekran 6.7 inç

Pas A30 dhe A50, kompania sot shtoi edhe një tjetër telefon në formacionin e tyre: A70.

Pika më e rëndësishme e shitjes së telefonit duhet të jetë ekrani i madh Super-AMOLED me një FHD + (2400 x 1080) prej 6.7 inç dhe një raport rreth 20: 9, i përsosur për shikimin e filmave në lavdinë e tyre të gjerë, transmeton Telegrafi.

Ky ekran është nga linja e kompanisë Infinty-U, që do të thotë se ka një hapësirë të vogël gjysëm rrethore në krye të qendrës së telefonit për vendosjen e kamerës.

Vendosur brenda është një kamera selfie 32MP me një aperturë f / 2.0.

Mbrapa, telefoni ka një konfigurim të trefishtë me një aparat fotografik kryesor 32MP të integruar me një sensor thellësie 5MP dhe një sensor ultra të gjerë 8MP.

Telefoni është mundësuar nga një procesor okta-core për të cilin ende nuk dihet cili është, dhe një bateri prej 4,500 mAh që duhet të ofrojë shumë energji gjatë gjithë ditës.

A70 gjithashtu mbështet “Super-Fast Charging” deri në 25W, që është edhe më shumë energji sesa variantet jo 5G të serisë S10 të kompanisë.

Në anën softuerike të gjërave, A70 do të mbështesë listën e zakonshme të aplikacioneve Samsung si Knox, Samsung Pay dhe Samsung Pass.

Çmimi dhe disponueshmëria nuk janë zbuluar nga Samsung në njoftimin e tyre, por kompania po premton të na njoftojë më shumë në “A Galaxy Event” të tyre më 10 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button