Site icon PORTALB

Prerja e kallamit në Liqenin e Strugës, Prokuroria ka hapur procedurë për tre persona

Liqeni i Ohrit

Prokuroria Publike në Strugë ka hapur procedurë kundër tre personave, njëri prej të cilëve është inspektor i Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Ata hetohen për prerjen e kallamit në Liqenin e Strugës, transmeton Portalb.mk.

Një person përndiqet për shkak se në afërsi të plazhit “Versus” e ka prerë kallamin, kurse tjetri për shkak se e ka porositur të njëjtën. Me këto veprime personat kanë bërë shkelje të Ligjit për mbrojtje të natyrës.

Personi i tretë është inspektori. Ai përndiqet se ka refuzuar të dalë në vendngjarje në momentin kur është prerë kallami, dhe të ndërmarrë masa pas kërkesës së prokurorit publik.

Exit mobile version