Site icon PORTALB

RMV, prej nesër më ftohtë, temperaturat do të ulen për 10 gradë

Moti sot në Maqedoni

Nën ndikim të masës së ftohtë, prej nesër deri të enjten do të ketë rritje të mjegullave, në pjesët perëndimore dhe jugore me reshje të ulëta të shiut, ndërkaq nëpër male do të ketë reshje të borës, njofton Portalb.mk.

Drejtoria Hidrometeorologjike paralajmëroi se do të fryjë erë e ftohtë veriore, ndërkaq temperaturat ditore do të ulen për rreth dhjetë gradë celsius në krahasim me sot.

Prej të premtes, temperaturat do të bien nën zero, ndërkaq ato ditore do të rriten.

Exit mobile version