Site icon PORTALB

Nga tetë rajonet në vend, në pesë kemi rritje negative natyrore

Ilustrim

Në vitin 2018 lindën gjithsej 21666 fëmijë ose 88 më pak se një vit më parë, kur numri i të porsalindurve ishte 21754, njofton Kanal5.

Numri i popullsisë po zvogëlohet, shifrat në vendin tonë janë shqetësuese, paralajmëron ish-drejtori i zyrës statistikore, Donço Gerasimovski.

Nga gjithsej tetë rajonet në vend, në pesë prej tyre, kemi një rritje negative natyrore. Rajonet më të rrezikuara janë rajonet lindore, Pellagoni, Vardar dhe Juglindore.

Rajoni lindor është më i shkatërruar, dhe në të gjitha 11 komunat, popullsia ka rënë në Berovë, Delçevë, Makedonska Kamenicë, Koçan etj. Kurse rritje natyrore kemi në Likovë dhe Kumanovë.

“Emigrimi nga një qytet në fshat është gjithashtu një nga arsyet për shkatërrimin e disa komunave, për shembull, vendbanimet në Karposh dhe Kisella Vodë, të cilat kanë lëshuar vazhdimisht vendbanimin, tani kanë tendencë pozitive që shumë nga banorët e vendit kanë kaluar në këto komuna, por  edhe shumë njerëz janë larguar nga vendi”, shpjegon Gerasimovski.

Gerasimovski i propozon qeverisë që të krijojë një ministri që do të merret me popullsinë e vendit dhe do të marrë masa për rritjen e shtimit natyror të vendit.

Exit mobile version