Spitali “8 Shtatori” po gjen zgjidhje me tomografin e vjetër që e ka lënë Zhan Mitrev kur ka kaluar në “Filipi i dytë”

Reparti për traumatologji i cili u hap në ditë feste me pompë të madhe politike vitin e kaluar para 8 shtatorit ia filloi punës “nga askund” për të akomoduar udhëtarët e lënduar në aksidentin e autobusit më 13 shkurt. Pjesa spitalore punoi vetëm dhjetë ditë, ndërsa të dy sallat nuk janë në funksion njëkohësisht çdo ditë, transmeton Sdk.mk.

Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” në Shkup u desh ta vejë në përdorim tomografin e vjetër kompjuterik, i cili është i dedikuar vetëm për raste emergjente dhe vetëm për pacientë të cilët janë të hospitalizuar aty, pasi dhjetë ditë më parë është prishur edhe aparati i dytë, ashtu që spitali ka ngelur pa këto pajisje për diagnostikim. Drejtori i “8 shtatori” Kristijan Kostov thotë se këtë aparat e kanë trashëguar pasi Qeveria i ka lejuar spitalit ta merr përsipër hapësirën ku më parë ndodhej spitali privat “Filipi II” i Zhan Mitrev i cili ishte planifikuar të jetë në vend modern të ri Qendra e Traumës.

“Pasi e morëm hapësirën, këtu kishte pajisje të vjetra, të cilat i kishin lanë kur janë larguar. Për të siguruar monitorim përkatës, kryesisht të pacientëve të cilët janë hospitalizuar këtu për raste emergjente, ne këtë aparat e kemi vënë në përdorim. Por edhe te ky aparat tubi është pothuajse i shpenzuar, kështu që nuk e dimë se sa kohë do të funksionojë”, thotë Kostov.

Sipas të dhënave nga sistemi elektronik për prokurime publike, spitali më 13 mars ka publikuar shpallje për riparimin e vetëm njërit nga dy tomografët kompjuterikë me vlerë prej 6 milionë euro.

“Së shpejti do të përfundojë prokurimi për riparimin e njërit tomograf, për çka kemi marrë paradhënie të mjeteve nga buxheti jonë nga Fondi për sigurim shëndetësor”, thotë Kostov.

Ai tha se këto masa i kanë ndërmarrë për të siguruar kushte për punë, pasi që para dhjetë ditësh u harxhuar tuba e rëntgenit  edhe e kompjuterit të dytë tomografik, ndërsa i pari pushoi së punuari disa ditë pas aksidentit të autobusi te Llaskarca. Në aksidentin që ndodhi më 13 shkurt te Llaskarca, në të cilin vdiqën 16 udhëtarë, në “8 Shtatori” u trajtuan mbi tridhjetë të lënduar.

“Të gjithë të lënduarit të cilët u sollën këtu për trajtim tashmë janë lëshuar në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë”, ka thënë Kostov.

Megjithatë, një pjesë e udhëtarëve që u pranuan më 13 shkurt me trauma të shumëfishta e që tash janë në trajtim shtëpiak ngelin pacientë të këtij spitali. Ata duhet të kthehen për intervenime kirurgjikale të tjera, të cilat nuk kanë qenë urgjente menjëherë pas aksidentit, por natyra e lëndimeve nuk lejon që operacionet të zvarriten pafundësisht.

Vitin e kaluar, pak para se Ditës së pavarësisë, më 8 shtator, u lëshua zyrtarisht në përdorim repart i ri për trauma, ndërsa spitali hoqi dorë nga hapja e Trauma qendrës për shkak të mungesës së mjekëve, kryesisht specialistë anesteziologë, neurokirurgë dhe infermiere. Në ceremoninë e hapjes solemne, krahas shumë zyrtarëve të qeverisë ishin edhe kryeministri Zoran Zaev dhe gruaja e tij Zorica, e cila pikërisht në këtë spital pati ndërhyrje ortopedike me metodë të re me qeliza embrionale. Në atë ceremoni, me rastin e hapjes, kryeministri tha se ky repart është bërë me standardet më bashkëkohore dhe se pritet që aty të ketë më shumë se 2.000 pacientë në vit. Për shkak të mungesës së mjekëve dhe infermiereve, një vit e gjysmë në repart kanë funksionuar vetëm sallat operative, ndërsa pjesa spitalore u mbush vetëm pas aksidentit në Llaskarcë kur për shkak të mungesës së shtretërve në repartet e tjera, aty u akomoduan udhëtarët e lënduar. Tani reparti spitalor përsëri nuk punon.

Drejtori Kostov thotë se në repartin e ri të traumës tani punojnë që të dy sallat e kirurgjisë. Por, për shkak të mungesës së stafit, ato nuk janë funksionale në të njëjtën kohë dhe çdo ditë pune.

Para pak kohe spitalit iu lejua të punësojë 20 infermiere në mënyrë që edhe reparti i spitalit të fillojë me punë.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe të mërkurën në një intervistë në TV Tellma, tha se reparti do të mund plotësisht të funksionojë vetëm pas zgjedhjeve presidenciale, për shkak se në periudhën parazgjedhore nuk mund të shpallen konkurse për punësime me pagë nga shteti.

Sipas drejtorit të spitalit Kostov, nga 360 shtretër sa ka në dispozicion “8 Shtatori” 320 janë të zënë, ndërsa tubat e tomografëve kompjuterikë janë harxhuar nga mbingarkesa, për shkak të numrit të madh të pacientëve të cilët në këtë institucion shëndetësor vijnë nga i gjithë vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button