Site icon PORTALB

Mursi prapa grilave, ngushëllon popullin turk

Mursi prapa grilave, ngushëllon popullin turk

Mursi prapa grilave, ngushëllon popullin turk

Presidenti i burgosur egjiptian Muhamed Mursi i shprehu ngushëllimet e tij popullit turk në një seancë gjyqi që u mbajt sot. Ai shprehu keqardhjen për vdekjen e më shumë se 300 minatorëve në minierën Soma pranë qytetit Izmir. Këto ngushëllime, presidenti i burgosur i ka përcjellë përmes djalit të tij Osama Mursi.

“Presidenti Mursi përcjell ngushëllimet e tij dhe 130 të tjerëve që janë të burgosur me të”, shkroi Osama Mursi në rrjetin social Facebook.

Osama tha se babai i tij i kishte kërkuar që të përcjellë ngushëllimet për incidentin tragjik. Ai citoi Mursin i cili u lut: “Zot, jepi durim popullit turk”.

Mbi 300 minatorë turq u shpallën të vdekur nga shpërthimi i së martës në një minierë qymyri në Turqinë perëndimore. Ndërkohë presidenti Mursi së bashku me mijëra përkrahës të tij po mbahen në burg nga autoritetet e regjimit ushtarak. Në disa seanca të zhvilluara, Mursi ka thënë se nuk e njeh legjitimitetin e Gjykatës, duke insistuar në legjtimitetin e tij si president i zgjedhur me votat e popullit. /mesazhi/

Exit mobile version