Ndihma e Shpejtë, Filipçe: Kanë tepruar mjete, mund të blejmë autoambulanca të tjera
“Kemi planifikuar 30 milionë denarë, por meqë kanë mbetur një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga vitit paraprak, sepse çmimi u ul pas ankandit publik, dhe këtë vit mund të blejmë numër shtesë të veturave”, kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në lidhje me shërbimin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Sa i takon tetë furgonëve që paralajmëroi dje se do t’i marrë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujërat, ministri Filipçe dha se sektori për pajisje do të vlerësojë, dhe do të vendos se mund të përdoren për Ndihmën e Shpejtë.
“Kanë të kaluara pak kilometra, por duken solide dhe mund të përdoren. Kështu që, sektori i pajisjes do t’i shohë, dhe do të vendos se do të mund të përdoren dhe të fillojë procedurën për kompletim. Do të ju tregoj kur do të përfundojë ajo, në rast nevoje do të shpallet edhe tender”, tha Filipçe.
Edhe pse i pyetur se a do ta mbajë Qeveria e RMV-së premtimin parazgjedhor, ta shesë “Mercedesin” për të blerë vetura të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, ministri Filipçe tha se me 8 furgonet do të plotësojnë zbrazëtirën, ndërkaq sot zëdhënësi Mile Boshnjakovski deklaroi se nuk ka nevojë të shitet.
LEXO: Ndihma e Shpejtë: Analiza e fizibilitetit do të kushtojë 600 mijë denarë, gati në fund të marsit
Në analizën që e realizoi Portalb.mk për shërbimin e Ndihmës së Shpejt, për intervenime duhet të bëhen në shtëpitë e shëndetit ku kanë autoambulanca të amortizuara dhe të vjetërsuara, dhe ku ka numër të ekipeve dhe të autoambulancave që nuk korrespondon me numrin e popullsisë, si: Kërçova, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, Koçani dhe Dibra. Të njëjtat shtëpi edhe kanë kërkuar autoambulanca dhe ekipe shtesë. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018-të 6 milionë denarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e 40 autoambulancave, nga tetë shtëpi të shëndetit.
LEXO: Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni urgjentisht i duhet ndihmë! (VIDEO)