Site icon PORTALB

Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm, nuk raportohet për viktima

Tërmet- Ilustrim

Instituti Gjeologjik i SHBA-së, thotë se një tërmet me magnitudë 5.7 shkallë të Rihterit goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë, me epiqendër rreth 56 kilometra në juglindje të qytetit të Denizli.

Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera, transmeton REL.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Acipayam, Hulusi Sevkan, tha se nuk kishte raportime për viktima, por tërmeti shkaktoi dëme në disa shtëpi.

Tërmetet në Turqi janë të shpeshta. Një tërmet me magnitudë 7.4 ka vrarë më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999.

Exit mobile version