Komisioni Evropian ka përshëndetur përparimin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në realizimin e agjendës së reformave, ndërsa ka bërë thirrje që deri në qershor të këtij viti shteti ti miratojë edhe masat e ngelura që të kompletojë reformat e parapara nga Komisioni Evropian në vitin 2018.
Ky ishte konstatimi i takimit të sotëm në Bruksel mes kryeministrin Zoran Zaev me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe komisionerin për zgjerim Johanes Han.
“Ndryshimet në legjislativë janë pozitive dhe të patjetërsueshme, por dëshirojmë të shohim edhe ndryshime të përhershme të mentalitetit dhe sjelljes. Kjo është një gjë që është më shumë e rëndësishme në pikëpamje të procesit të suksesshëm për anëtarësim në BE”- tha Johanes Han
Opening #accession negotiations in June is our common goal! If the impressive initiatives f reconciliation are accompanied by serious reform efforts, I am confident that MS will acknowledge #NorthMacedonia’s visible progress on its #EUpath. 1/2 pic.twitter.com/zNqVNMUvFp
— Johannes Hahn (@JHahnEU) March 19, 2019
Gjithashtu, Mogerini kërkoi që në procesin drejt BE-së të përfshihen dhe të punojnë të gjitha forcat partitë.
“Presim që opozita të veprojë në mënyrë konstruktive dhe besoj se do të demonstrojnë ndjenjë për përgjegjësi dhe kapacitet që të tejkalohen dallimet që vendi të mund ti plotësojë pritjet e qytetarëve për anëtarësim në BE”- deklaroi Federika Mogerini.
?? ?? “Opening accession negotiations this year is and remains the strategic objective” @FedericaMog pic.twitter.com/FvCZ2pZLIt
— European External Action Service – EEAS ?? (@eu_eeas) March 19, 2019
Kryeministri Zaev nga ana tjetër tha se zbatimi i reformave është dëshmi për vendimin e qershorit ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Në periudhën para nesh do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, bashkë me opozitën dhe gjithë deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për të realizuar të gjitha detyrat e mbetura të cilat mund të kenë ndikim në vendimin në qershor”- deklaroi Zoran Zaev.
Mogerini dhe Han gjithashtu përmenden se zgjedhjet presidenciale në Maqedoni duhet të realizohen në mënyrë të rregullt dhe çdo parti politike të dëshmojë pjekurinë e saj.