Site icon PORTALB

Kosnett: Liderët e Kosovës të marrin përgjegjësi për zbatimin e ligjit

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar mbështeti fillimin e punës së njësisë kundër mashtrimeve, në kuadër të zyrës kombëtare të auditorit në Kosovë, transmeton Top Channel. 

Gjatë hapjes së kësaj njësie, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se vetëm një e treta e rekomandimeve të zyrës së auditorit janë marrë parasysh vitet e fundit nga institucionet e Kosovës, që siç tha ai, është koha që të marrin përgjegjësi për zbatimin e ligjit në vend.
Exit mobile version