Site icon PORTALB

Bruksel, u evakuua ndërtesa afër institucioneve të BE-së pas alarmit për bombë

Policia n; Bruksel

Një ndërtesë në zonën ku gjendet institucionet e Bashkimit Evropian (BE) në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, është evakuuar pas një denoncimi për bombë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç mësohet, bëhet fjalë për një ndërtesë të një institucioni në rrugën Breydel që ofron shërbime këshillimore për Komisionin Evropian, nga e cila janë evakuuar rreth 40 persona pas alarmit për bombë.

Policia ka rrethuar me kordon të sigurisë zonën.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe zjarrfikëse dhe ekspertë për deaktivizimin e mjeteve shpërthyese.

Exit mobile version