Në një port në jug të Iranit është fundosur një anije e madhe mallrash e cila lundronte nën flamurin e Komoreve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror iranian lajmëroi se anija e mallrave e gjatë 90 metra me 153 kontejnerë të ngarkuar u fundos gjatë tentimit për t’u shkarkuar në portin e provincës Hormuzgan.
Kontejnerët me ngarkesat lundruan në det, ndërsa në panik ekuipazhi kërceu nga kuverta, me ç’rast një anëtar u lëndua.
Të gjithë 14 anëtarët e ekuipazhit sigurtë janë nxjerrë në breg ndërsa bëhet fjalë për shtetas të Indisë.
Nga Drejtoria e porteve njoftuan se deri te aksidenti erdhi për shkak të koordinimit të dobët të ekuipazhit të anijes dhe operatorët e vinçave të cilët kanë punuar në shkarkimin.