Site icon PORTALB

RMV, benzina do të shtrenjtohet, dizeli do të lirohet

Benzinat lirohen

Benzina EUROSUPER BS 95 prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për 1.5 denarë, EUROSUPER BS 98 për 1 denarë, ndërkaq dizeli dhe vaji ekstra i lehtë do të lirohen për 0.5 denarë, vendosi Komisioni për Energjetikë, njofton Portalb.mk.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS 95 do të jetë 66 denarë, ndërkaq për EUROSUPER BS 98 67.5 denarë për litër. Dizeli do të kushtojë 60.5 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri 49 denarë për litër.

Exit mobile version