Site icon PORTALB

Ligji për PSP-në, Zaev: Kush jemi unë dhe Mickoski të tregojmë se cilët prokurorë duhet të zgjedhen?

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

“Bisedimet me opozitën për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhet që të përforcohet Prokuroria Speciale Publike dhe ajo të bëhet pjesë e prokurorisë së rregullt me të gjitha kapacitetet e saj që i ka, nuk janë pazar për krim”, vlerëson kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me takimin e grupeve punuese të partive për statusin e PSP-së, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen nëse guxon që ndonjë partie politike guxon që t’i pëlqejnë ose jo prokurorët, Zaev tha se ajo nuk është në rregull dhe tha: “Kush jam unë ose kush është Hristijan Mickoski të tregojmë se cilët prokurorët duhet të zgjedhen, dhe cilët jo, kur Maqedonia e Veriut ka Këshill të Prokurorëve dhe atje bëhet zgjedhja e pushtetit prokurorial”.

Ai tha se të vetmen që e di nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski është se atij nuk i pëlqen Katica Janeva dhe ekipi aktual i PSP-së.

LEXO: Prokuroria Speciale në tavolinën e pazarit të partive

Exit mobile version