Site icon PORTALB

“Metamorfozis”: Ligji i ri për informata me karakter publik ta zvogëlojë afatin për përgjigje në 15 ditë

Fondacioni Metamorfozis

Fondacioni për internet dhe shoqëri – Metamorfozis e mbështet procesin e miratimit të Ligjit të ri për qasjen e lirë në informatat me karakter publik, i cili do të sigurojë mbrojtje më efektive të së drejtës për qasje të lirë në informatat me karakter publik si e drejtë e njeriut.

Sa i përket dispozitave konkrete të propozim-tekstit të Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik, Fondacioni për internet dhe shoqëri – Metamorfozis i ka këto qëndrime dhe sugjerime:

Debati në Komisionin për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ngjallur dyshime se nga Ligji për qasje deri të informacionet me karakter publik mund të përjashtohet financimi i partive politike. Kjo mund të ndodh me amendamentet që mund t’i dorëzojnë deputetët. OJQ-të insistojnë që partitë të përfshihen në Ligj, pasi që kjo do ta rriste tranparencën në harxhimin e parave publike.

LEXO: Maqedonia e Veriut, partitë politike mund të “shpëtojnë” nga llogaridhënia financiare

Exit mobile version