Gjatë ditës së sotme në Maqedoni do të ketë mot të freskët gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës diell dhe erë. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 8 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës prej 26 deri në 35 gradë. Indeksi i rrezeve UV do të jetë 7.
Në Shkup do të ketë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë veri-perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 16 gradë, ndërsa gjatë ditës deri në 33 gradë C./Portalb