Site icon PORTALB

Në “Tabanovcë” është gjetur një kilogram heroinë në një autobus në relacionin Gostivar- Bern

Tabanovcë

Tabanovcë

Reparti i Policisë Kriminalistike në përbërje të Repartit për Parandalimin e Krimit Serioz – Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka parandaluar kanal për tregti me drogë, transmeton Portalb.mk.

Më 13.03 në vendkalimin kufitar “Tabanovcë” gjatë kontrollimit në një autobus me targa të Zvicres, që ka qarkulluar në relacionin Gostivar- Bern, te ulëset e pasme është gjetur qese në të cilën ka pasur rreth një kilogram drogë të paketuar. Droga është marrë dhe pas ekspertizës së bërë, është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë me peshë prej 998.63 gramë.

Në stacionin policor Kumanovë janë arrestuar K.P. (41) dhe A.B (38), të dy nga Koliçani i Poshtën i Shkupit për veprën penale “prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version