Site icon PORTALB

Thaçi: Çdo kërcënimi të Serbisë do t’i përgjigjemi me ushtri dhe polici

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do t’i kundërpërgjigjet Serbisë në kërcënimet e saj.

“Jam komandant suprem i FSK-së. Kosova do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë. Do t’i përgjigjet me ushtri dhe polici. Si një komb. Nëse ajo nuk ndalet me retorikën luftënxitëse”, ka thënë Thaçi në një emision në Klan Kosova.

“Do të jemi të pakompromis për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë sonë. Ndarja e Kosovës është ide e vjetër serbe. Nuk do të ndodhë. Jam i qartë”, ka shtuar Hashim Thaçi, president i Kosovës.

Exit mobile version